Fjalë Kyçe

MMPHI ndalon mbajtjen e tubimeve elektorale në hapësirat e “Shpellës së Gadimes”

MMPHI ndalon mbajtjen e tubimeve elektorale në hapësirat e “Shpellës së Gadimes”

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka marrë vendim për ndalimin e mbajtjes së tubimeve elektorale në hapësirat e “Shpellës së Gadimes”.

Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, thotë se për rëndësinë e veçantë që ka kjo shpellë, nuk do t’i lejojë tubimet në ambientet e saj.

“Si pasojë e mbajtjes së dy tubimeve elektorale në hapësirën para hyrjes së Shpellës së Gadimes, Ministria e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës duke u bazuar në Rregulloren e MMPH-se: Nr. 23/2014, për rendin e brendshëm të monumentit të natyrës me rëndësi të veçantë ”Shpella e Gadimes”, sipas nenit 7, për aktivitetet e lejuara duhet të merret leje nga MMPHI-ja.                                             
Kërkojmë që të tilla tubime të mos mbahen dhe organizohen në hapësirën e “Shpellës së Gadimes”, e cila është Monument i Natyrës me rëndësi të veçantë.”, thuhet në njoftim.