Real Madridi e mbylli pjesën e parë me epërsi minimale falë golit të Karim Benzemas.
Por gjysma e dytë ka nisur në mënyrën më të keq për skuadrën e Zinedine Zidane.
Luka Modric u ndëshkuar direkt me karton të kuq pas ndërhyrjes në lojtarin e Celta Vigos.
Kroati fillimisht pranoi kartonin e verdhë, por gjyqtari Javier Estrada Fernandez u ftua ta shikonte VAR-in dhe më pas vendosi ta përjashonte nga loja Modricin.
Më poshtë mund të shihni ndërhyrjen e ashpër të mesfushorit të Real Madrid.