Fjalë Kyçe

Modric rinovon marrëveshjen me Real Madridin

Modric rinovon marrëveshjen me Real Madridin

Një marrëveshje është arritur mes mesfushorit kroat, Luka Modricit, dhe klubit të tij, Real Madridit, për ta rinovuar kontratën e futbollistit. Kjo kontratë e re do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2021.

Me këtë marrëveshje të re, “Los Blancos” janë siguruar që fituesi i “Topit të Artë” do të jetë pjesë e skuadrës madrilene deri në moshën 36-vjeçare, si dhe i kanë dhënë fund spekulimeve për largimin e tij gjatë verës, transmeton Gazeta Express.

Përkundër që ka pasur shumë lajme për dëshirën e Interit për ta transferuar Modricin, largimi nga Santiago Bernabeu nuk i kishte shkuar asnjëherë në mend seriozisht futbollistit.

Kroati iu bashkua Real Madridit verën e vitit 2012, kur trajner i Real Madridit ishte Jose Mourinho. Transferimi i tij nuk kishte qenë aspak i lehtë pasi që drejtori i Tottenhamit, Daniel Levy, nuk dëshironte ta lejonte shitjen e kroatit.

Modricit iu nevojit mjaft shumë kohë për t’u përshtatur me skuadrën e tij të re, por në sezonin e tij të dytë me Real Madrid, ai u bë njëri ndër yjet e “Los Blancos”, të cilët e kanë treguar falënderimin e tyre duke ia ofruar një kontratë të re.

Sezoni i kaluar ishte më i miri në karrierën e Modricit dhe për paraqitjet e tij si me Real Madridit në Ligën e Kampionëve, si me Kroacinë në Kupën e Botës, ai u shpërblye me çmime nga UEFA, FIFA  e France Football për lojtarin më të mirë të vitit