Fjalë Kyçe

Modriç thumbon sërish CR7: Benzema është një makinë golash

Modriç thumbon sërish CR7: Benzema është një makinë golash

Luka Modriç vazhdon të sulmojë portugezin Cristiano Ronaldon me deklaratat e tij.

Mesfushori kroat pasi mori “Topin e Artë” u shpreh se në futboll nuk kanë rëndësi vetëm golat duke thumbuar portugezin, ndërkohë që tashmë ka bërë një krahasim me Benzema, duke fajësuar Cr7, i cili sipas tij e ka lënë në hije.

“Benzema ka qenë dhe mbetet një lojtar i madh. E shoh përditë në stërvitje atë që ai bën, ndaj e vlerësoj shumë. Prania e Cristiano Ronaldo te Reali eklipsoi atë dhe shumë lojtarë të tjerë, pasi portugezi tërhiqte vëmendjen e të gjithëve në media”, tha ai.

“Por Karim është po aq i talentuar sa CR7, një makinë golash, çka e ka vërtetuar gjatë këtyre viteve me fanellën e Real. Njerëzit ende nuk e kuptojnë se ai është një kampion dhe se sa i rëndësishëm është ai për ne”, deklaroi Modriç.