Është një mollë e veçantë, ngjyrë e zezë, një kokërr e së cilës kushton 6 euro e 60 cent.
Janë të shumtë ata që thonë se është photoshop, kur e shohin në internet, por në fakt kjo mollë ekziston.
Ajo rritet në Tibet dhe quhet “Diamanti i Zi”.
Ato rriten kryesisht në male dhe marrin një ngjyrë vjollce të errët.
Shkak për këtë është luhatja e temperaturave, brenda ditës dhe gjatë natës.
Një tjetër fakt i pazakontë për ta është dhe fakti se duan 2-3 vjet që të piqen tamam.