Fjalë Kyçe

Momentet kryesore që ndikuan në rritjen e Kosovës

Momentet kryesore që ndikuan në rritjen e Kosovës

“Të krijuar në vitin 2014 dhe të anëtarësuar në UEFA dhe FIFA që nga viti 2016, Kombëtarja e Kosovës është dy ndeshje larg një kualifikimi historik për EURO2020”, shkruan France Football, në tekstin e tyre kushtuar rritjes së ‘Dardanëve’, përcjell lajmi.net.

Mediumi i njohur francez, France Football, i ka kushtuar një artikull Kosovës, duke gjurmuar zhvillimin e shpejtë të ‘Dardanëve’, që janë larg vetëm dy ndeshje nga kualifikimi historik në Kampionatin Evropian.

3 qershor 2016: Ndeshja e parë, fitorja e parë

Derisa Kosova sapo i ishte bashkuar UEFA, skuadra e drejtuar nga Albert Bunjaki fillon historinë e saj me një ndeshje miqëspre në fillim të verës 2016. Në këtë takim të parë zyrtar, Dardanët u përballën me Ishujt Faroe.

2016-2017: Të mësuarit në rrugën e vështirë

Cikli i parë kualifikues për një garë ndërkombëtare menjëherë i rikthen Dardanët në realitet. Duke rënë në një grup me Finlandën, Turqinë, Islandën, Ukrainën dhe Kroacinë.

2 Mars 2018: Emërimi i Bernard Challandes si trajner

Në kërkim të një frymëmarrje të re pas këtyre dy viteve të provuara, Federata e Futbollit të Kosovës vendos të emërojë Bernard Challaneds në postin e trajnerit.

20 nëntor 2018: Inkuadrimi në Ligën C të Ligës së Kombeve

Në këtë garë të re, Kosova tregon progresin e saj. Në Ligën D, ata ishin në një grup me Maltën, Ishujt Faroe dhe Azerbajxhanin. Pas dy viteve të vështira, në këto gjashtë ndeshje ata nuk dinin për humbje. Në fund, ata morën katër fitore dhe dy barazime.

7 shtator 2019: Republika Çeke, goditja e parë e madhe

Pas vitit të tyre të shkëlqyeshëm në vitin 2018, kosovarët fillojnë marsin e vitit 2019 në kualifikimet për Euro 2020.

Pas një barazimi inkurajues ndaj Danimarkës në një miqësore (2-2, 21 mars 2019), kombi i ri do të sfidojë parashikimet.

Pas dy barazimeve në hapje të ciklit kualifikues kundër Bullgarisë dhe Malit të Zi, ‘Dardanët’ do të fitojnë në tokën e Bullgarisë (3-2). Një fillim i mirë që do të marrë një dimension krejt të ri në fund të verës.

Në Prishtinë, në shtator, Kosova mposht Republikën Çeke (2-1) dhe arrin goditjen e parë të madhe në historinë e saj.

10 shtator 2019: Ndeshja më e mirë

Tri ditë më vonë, Kosova shkon në Southampton për t’u përballur me Anglinë, kombi më prestigjioz në grup. Përkundër mungesave të shumta, përzgjedhja mbetet në një seri prej 18 muajsh dhe 14 ndeshje pa humbje që nga ardhja e trajnerit të ri.

Në një gjendje të plotë besimi dhe të mbartur nga euforia, lojtarët kosovarë do të ofrojnë një takim të mrekullueshëm.

8 tetor 2020: Në hap larg EURO?

Të tretët në grupin kualifikues për EURO2020 pas Anglisë dhe Çekisë, paraqitja e shkëlqyer e Kosovës në Ligën e Kombeve iu ofron atyre një mundësi të dytë për t’u kualifikuar në garën kontinentale.

Sfida është e thjeshtë:

Fitoni dy ndeshjet play-off kundër Maqedonisë, së pari, pastaj kundër Gjeorgjisë ose Bjellorusisë. Asgjë e pakapërcyeshme për një kombëtare që nuk ka pushuar së befasuari në dy vitet e fundit. Ndalesa e parë e tyre është këtë të enjte në Maqedoni. Për t’i ardhur një hap më afër euros …/Lajmi.net/