Një tërmet i fuqishëm godet Meksikën. Goditja me magnitudë 7.4 e Shkallës Rihter e pati epiqendrën në jug të Oqeanit Paqësor, por lëkundjet e orës 10:30 me atë lokale janë ndjerë në Meksikë, Guatemalë dhe disa vende të Amerikës Qendrore.
Siç duket edhe nga pamjet, gjithçka lëkundet nga tërmeti i fuqishëm, por nga të dhënat e para nuk ka pasur persona të lënduar.
Energjia elektrike u ndërpre në të gjithë zonën. Lëkundja e tokës duket qartë edhe në lëvizjen e këtyre pllakave, e xhiruar në celular dhe e postuar në rrjetet sociale.
Mijëra njerëz dolën në rrugë të alarmuar, ndërsa në zonë kanë shkuar forca të shumta të emergjencave. Autoritetet dhanë alarmin për cunami pasi dallgët mund të arrinin deri në 3 metra në brigjet e Meksikës, por më pas alarmi u hoq.
Ky është një rajon i njohur për tërmete të fuqishme edhe në të kaluarën.