Në rrjetet sociale është publikuar një pjesë e një interviste në të cilën ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, zihet “ngusht” kur pyetet për libra.Në një intervistë që e kishte realizuar Enkel Demi, Thaçi pyetet nëse para gjumit afër e mban librin apo telefonin.
Në përgjigje, Thaçi thotë se e mban librin e jo telefonin.Por, kur pyetet se cilin libër e kishte mbajtur një natë më herët, ai mendohet pak dhe i kërkon gazetarit nëse mund të ndalte xhirimin sepse nuk i kujtohej ndonjë titull.Video e mëposhtme është publikuar në profilin e tij në Facebook nga Fadil B. Hoxha.