“Messi, Messi, Messi” ishin brohoritmat e tifozëve të pranishëm në stadiumin “Benito Villamarin”.
Lionel Messi mahniti të gjithë me super paraqitjen e tij, duke shënuar hat-trickun e 51-të në karrierë.
Superylli argjentinas tani e dy dekada është duke dhuruar “magji” me këmbët e tij, duke shënuar gola që mund të shënohen vetëm në video-lojëra.
Ai shënoi het-trik në fitoren 4:1 të Barçës kundër Betisit të dielën në Sevilla, duke e çuar në 10 pikë epërsinë e skuadrës së tij në krye të La Ligës, ndaj përcjellësit të parë, Atletico Madridit.
Mesis shou e filloi në minutën e 18-të një supergol nga gjuajtja e lirë, duke arritur të dërgojë topin në këndin e portierit. Golin e dytë e shënoi në fund të pjesës së parë, pas një kombinimi të bukur me Luiz Suarez.
Ndërsa, “çershia mbi tortë” ishte goli i tret, kur e paraboloi portierin e Betisit nga një distancë e largët për rezultatin 4:1.
Ishte ky moment, kur tifozët e pranishëm e duartrokitën dhe brohorisnin emrin e tij.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë tashmë në këtë sezon ka shënuar 39 gola në 37 ndeshje.
Sometimes you just have to applaud greatness. #messi 🐐 pic.twitter.com/kkTIfjswKn
— Michael Da Silva (@mjdasilva) March 17, 2019