Fjalë Kyçe

Momenti kur Nasim Haradinaj përshëndet me dorë njerëzit e mbledhur, ata e duartrokasin¹

Momenti kur Nasim Haradinaj përshëndet me dorë njerëzit e mbledhur, ata e duartrokasin¹

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve, Nasim Haradianj është arrestuar nga Policia e EULEX’it dhe disa zyrtarë të Gjykatës Speciales.

Arrestimi i tij është kryer nga Policia e EULEX’it, bashkë me hetuesit e Gjykatës Speciale dhe me Policinë e Kosovës, shkruan Reporteri.net.

Haradinaj është arrestuar derisa ishte duke shkuar zyrat e televizionit T7 për intervistë.

Vetë Haradinaj ka kërkuar që prezentë të jetë edhe Policia e Kosovës derisa ka refuzuar që të hyjë në veturë vetëm me hetuesit e EULEX-it.

Por me sa duket se Haradinaj e priste arrestimin, prandaj edhe dha një përshëndetje me dorë pak çaste para se të futej në makinën e policisë.

Para tij gjatë ditës është arrestuar edhe kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati i cili është dërguar për në Hagë.

Ndërkohë një numër i madh i veteranëve janë mbledhur para OVL-UÇK-së, për të protestuar kundër arrestimeve në këtë organizatë.

Arrestimet në zyrat e OVL-UÇK-së vijnë një ditë pasi Tribunali Special nisi arrestimet e para të pjesëtarëve të UCK’së, që akuzohen për krime lufte.