Fjalë Kyçe

Momenti kur për të tretën herë një person i panjohur i lë dosjet në OVL të UÇK-së

Momenti kur për të tretën herë një person i panjohur i lë dosjet në OVL të UÇK-së

Nënkryetari i OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka publikuar para pak çastesh video të personit që sot ka lënë dosjet e reja në këtë organizatë.

Në video shihet se personi ka një kapuç në kokë i gjuan dosjet para derës së zyrës së OVL të UÇK-së dhe më pas largohet, shkruan Reporteri.net.

Haradinaj në një konferencë ka thënë se nuk e kanë lajmëruar Policinë e Kosovës për dosjet e reja.

Haradinaj u shpreh se ardhja e dosjeve të reja atë po e gëzon.

“Si me m’pru bakllavë o ka më doket, pse me thirrë na policinë”, ka thënë ai në konferencë për media ku u bë e ditur se në OVL-UÇK kanë arritur dosje të reja.

https://www.facebook.com/nasim.haradinaj/posts/10223992165776138