Fjalë Kyçe

Momenti kur polici shqiptar vret kolegun e tij brenda stacionit (VIDEO)

Momenti kur polici shqiptar vret kolegun e tij brenda stacionit (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të hënën në komisariatin numër 3 të policisë në Tiranë, ku polici e vret me armë zjarri kolegun e tij.

Euronews Albania ka publikuar pamjet nga ngjarja.

Pamjet tregojnë se disa policë ishin ulur në karrige.

Aty shihet teksa viktima ka dalë jashtë komisariatit, i ulur në shkallë.

Pas tij del edhe autori i ngjarjes.

Besohet se mes Ludian Zaimit dhe Çaush Salianit ndodhi një konflikt banal.

Zaimi qëlloi të paktën me gjashtë plumba ndaj Saliasit dhe tashmë është arrestuar nga Policia.

Kujdes! Ka pamje të rënda.