Fjalë Kyçe

Momenti kur policia qëllon për vdekje protestuesen që ishte futur brenda kongresit amerikan

Momenti kur policia qëllon për vdekje protestuesen që ishte futur brenda kongresit amerikan

Policia amerikane ka qëlluar për vdekje një protestuese që ishte futur me dhunë në ambientet e brendshme të Kongresit.

Një video-inçizim që po qarkullon në rrjetet sociale shfaq policin i cili qëllon protestuesen me pistoletë teksa mundohej të thyej derën dhe të futej brenda në Dhomën e Përfaqësuesve.

Protestuesja e qëlluar me armë nga policia ishte plagosur rëndë dhe më pas kishte vdekur në spital sipas mediave amerikane.

Përkrahësit e presidentit Donald Trump dje janë futur dhunshëm brenda ndërtesës së Kongresit amerikan dhe kanë penguar punën e ligjvënësve të cilit ishin duke certifikuar votat e Kolegjit Zgjedhor të zgjedhjeve të 3 nëntorit të cilat po konfirmonin fitoren e Joe Biden.

Kongresi amerikan konfirmoi fitoren e presidentit të zgjedhur Joe Biden, pas numërimit të votave të Kolegjit Zgjedhor dhe rrëzimit të të gjithë kundërshtimeve nga ana e disa kongresmenëve dhe senatorëve republikanë.

Pas numërimit të votave të elektorëve nga shteti i Vermontit, presidenti i zgjedhur Biden dhe zëvendëspresidentja e zgjedhur Harris arritën kuotën e 270 votave që nevojiten për të fituar presidencën.