Mijëra protestues kanë sulmuar rezidencën e presidentit Gotabaya Rajapaksa në kryeqytetin e Sri Lankës.
Protestuesit nga i gjithë vendi marshuan në Colombo duke kërkuar dorëheqjen e tij për keqmenaxhimin e krizës ekonomike të vendit.
Sipas raportimeve ai tashmë është zhvendosur në një vend më të sigurt, shkruan BBC.