Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka ftuar nesër në orën 14:00 në takim liderët e partive politike.
Ai këtë takim e ka ftuar duke thënë se Kosova ka përpara vetes mundësinë e unifikimit në dy tema.
“Qëndrimi im dhe i AAK-së është se taksa duhet të mbahet deri në njohje në kufijtë ekzistues nga Serbia. Për të dalë nga situata që e dobëson pozicionin e Kosovës, nesër në ora 14:00, në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, kam ftuar takimin e kryetarëve të partive parlamentare”, ka thënë Haradinaj.
Në fund ai ka shkruar se uron që të mos refuzohet bashkimi dhe përpjekja për unitet, sipas tij, në këtë moment vendimtar për vendin.