Monaco e ka mposhtur Paris Saint-Germain me rezultat të thellë 3-0, në kuadër të javës së 29-të në Ligue 1.
Golin e parë e ka shënuar Wissam Ben Yedder, në minutën e 25-të, teksa gola të tjerë nuk kishte pavarëisht shumë rasteve.
Në pjesën e dytë, Monaco shënoi edhe dy herë, fillimisht në minutën e 68-të, Kevin Volland dyfishoi epërsinë, teksa në minutën e 84-të, Ben Yedder, shënoi golin e tretë dhe të dytin personal.
Monaco pas fitores kalon në pozitën e shtatë me 44 pikë, pas 29 ndeshjeve, teksa Paris Saint-Germain mbetet në vendin e parë me 65 pikë.