Fjalë Kyçe

Monego kërkon nga Apeli të ndalohet efekti i vendimit të BQK-së lidhur me licencën

Monego kërkon nga Apeli të ndalohet efekti i vendimit të BQK-së lidhur me licencën

Monego kërkon nga Apeli të ndalohet efekti i vendimit të BQK-së lidhur me licencën

Përfaqësuesit ligjorë të aksionarit Monego nga zyra e avokatisë Koci & Vokshi, sot kanë parashtruar ankesë në Gjykatën e Apelit në Prishtinë duke kërkuar që të ndalohet efekti i vendimit të BQK-së.

Ky do të shërbejë si një mekanizëm ligjor për të siguruar që kompania të mos pësojë humbje për shkak të procedurës së likuidimit, derisa çështja po shqyrtohet në gjykatë.

“Është thelbësore që gjykata të ndalojë efektin e vendimit të BQK-së derisa kërkesa shqyrtohet në gjykatë, në mënyrë që të mbrohen si 250 punëtorët që në çdo kohë mund të humbasin punën e tyre për shkak të procesit të likuidimit, e poashtu dhe investimi i rëndësishëm i bërë nga aksionari i Monegos në kete kompani”, thonë avokatët, Arianit Koci dhe Granit Vokshi.