Fjalë Kyçe

Moore: Serbia s’guxon të ndërmarrë veprime ushtarake – është e vetëdijshme për rolin e NATO-s në Kosovë

Moore: Serbia s’guxon të ndërmarrë veprime ushtarake – është e vetëdijshme për rolin e NATO-s në Kosovë

Ish-zyrtari i Departamentit amerikan të Shtetit dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Jonathan Moore, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk do të lejojnë shpërthimin e një konflikti të ri në rajon, derisa ka komentuar deklaratën e fundit të presidentit amerikan, Donald Trump, rreth marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

“Presidenti Trump e ka bërë të qartë që ai nuk do të shohë konflikte të tjera në botë. Nëse do të këtë ndonjë konflikt, të jeni të sigurt se SHBA-të do të gjejnë mënyrën për t’u angazhuar dhe për ta parandaluar. SHBA-ja nuk është e interesuar në konflikte që vazhdojnë pafundësisht pa ndonjë përfundim të qartë, ose pa ndonjë qëllim të qartë”.

“Kjo është një thirrje për atë se çfarë është bërë në të kaluarën dhe aftësinë e SHBA-së për të sjellë stabilitet në Ballkan… Unë nuk parashikoj asnjë lëvizje apo manovër ushtarake nga Serbia. Serbia është e ndërgjegjshme për rolin e NATO-s në Kosovë”.

Duke folur për zhvillimet në Kosovë, ai ka theksuar se mbështetja për “vizionin amerikan” në Prishtinë ka munguar në vitet e fundit. Ai ka folur edhe rreth mundësisë së rikthimit të diskutimeve për ripërcaktimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kjo është një çështje që është në mendjen e shumë njerëzve. Por, formati ku mund të ndodhin këto negociata është një mundësi e largët – çfarëdo qoftë përmbajta e tyre – sepse nuk kemi një qeveri në Prishtinë që të jetë në gjendje për të negociuar”.