Fjalë Kyçe

Morata – Higuain, lajmi i fundit nga Italia

Morata – Higuain, lajmi i fundit nga Italia

Chelsea është e vendosur ta transferoj Gonzalo Higuainin.

Chelsea e dëshiron transferimin e Gonzalo Higuain në këtë afat, por Milan refuzon ta largojë atë deri sa ta gjen një zëvendësues për të.

Skuadra rosonere është ende e interesuar për Alvaro Moratan, por që së pari duhet të arrijnë marrëveshje me Juventusin, përcjell lajmi.net.

‘Zonja e Vjetër’ ende e posedon kartonin e Higuain, andaj Chelsea duhet të paguajë edhe 36 milionë euro për t’i marrë shërbimet e tij.

Marrëveshja mund të arrihet si huazim për Moratan deri në fund të sezonit me të drejt blerje, por që skuadra londineze dëshiron të nxjerrë së paku 40 milionë euro nga shitja e spanjollit.