Fjalë Kyçe

Mori lëndime të rënda, vdes në rrethana tragjike punëtori i ndërtimit në Prishtinë

Mori lëndime të rënda, vdes në rrethana tragjike punëtori i ndërtimit në Prishtinë

Një person në Prishtinë ka vdekur dje në rrethana tragjike.

Siç bën të ditur Policia e Kosovës, është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë duke punuar në një ndërtesë në ndërtim, ka pësuar lëndime trupore .

I njëjti pasi është dërguar në QKUK, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Në lidhje me rastin janë intervistuar pesë dëshmitarë.

Me vendim të prokurorit është arrestuar menaxheri i objektit i dyshuari mashkull kosovar i cili është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti është duke u hetuar.