Skuadra e Prishtinës do të përballet me Lirinë në kuadër të javës së 25 në IPKO Superligën e Kosovës, shkruan Gazeta Alo.
Kjo ndeshje luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” me filim nga ora 18:00.
Para kësaj sfide ka folur futbollisti i Prishtinës Mario Morina i cili ka deklaruar se skuadra nga kryeqytetit synon vetëm fitore.
“Besoj se në këto ndeshjet e fundit kemi marrë maksimumin duke ardhur edhe skuadra në formën e saj më të mirë. Besoj që jemi futur në ritëm dhe nuk do ndalemi më. Ndërsa Lirinë duhet vlerësuar maksimalisht, sepse s’mund të thuash që është ekip i dobët veçse pësoi katër gola me Llapin në fushën e vet. Ne duhet bërë hyzmetin ndeshjes si kundër Lirisë, si kundër Feronikelit që të marrim tre pikët, sepse nuk na falën më gabimet”, ka thënë Mario Morina ku nga 21 paraqitjet e këtij sezoni ka shënuar 6 gola (dy herë i ka shënuar Lirisë) dhe ka asistuar njëherë. /GazetaAlo.