Fjalë Kyçe

“Mos mem ardh keq ta kisha q.. magjupin e nanës”- qytetari tregon si e ofenduan dy policët e Kosovës

“Mos mem ardh keq ta kisha q.. magjupin e nanës”- qytetari tregon si e ofenduan dy policët e Kosovës

Një qytetar i Ferizajt ka treguar për një rast të keqtrajtimit nga ana e Policisë së Kosovës.

Qytetari Kadri Kadrolli Keraku i cili i përket komunitetit rom ka thënë dy policë midis sheshit të Ferizajit e kanë ofenduar duke e quajtur “magjup”, shkruan Reporteri.

“..Mos mem ardh keq ta kisha q.. magjupin e nanes tkisha shkelmu..”, citon ai t’i kenë thënë dy policët të cilët e kishin ndalur duke u kthyer nga puna.

Kadrolli ka thënë se ai ishte me biçikletë dhe po ashtu kishte të vendosur maskën, dhe të njëjtit e kanë ndalur pa arsye duke ia kërkuar letërnjoftimin.

Të njëjtit, ai rrëfen se e gjobitën me 35 euro, ndonëse aty kishte qytetarë të tjerë që nuk respektonin masat duke mos e vendosur maskën.

Postimi i plotë:

“..Mos mem ardh keq ta kisha q.. magjupin e nanes tkisha shkelmu..”

Keshtu ke fjalori i 2 policeve ne sheshin e qytetit Ferizaj.

Desha ta ndaj nje padrejtesi qe me asht bo sonte nga 2 policet ne Ferizaj.

Duke u kthy nga puna me biciklet i vetem e me MASKE te vnueme siq jam ne fotografi,me ndalun ma kerkun leternjoftimin ua dhash.

Me gjobiten n’vler 35€,
disa kalimtar tjer qe kalojshin pran aty vetem verejtje ju dhashin vendosne masken mir.

A thu qe ka ende DISKRIMIN e RRACIZEM ne Kosov?? dashta ti inqizoj por telefonin ma murren e ma fshin inqizimin edhe fjalet e atyre dy hijenave polic ke fjalor i nje RRUGAÇI.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=10217003449109733&id=1572205744