Fjalë Kyçe

Mos ndizni zjarre! Po rrezikoni jetën e qytetarëve, mjedisin, ajrin, pronat!

Mos ndizni zjarre! Po rrezikoni jetën e qytetarëve, mjedisin, ajrin, pronat!

Shkruan: Fidan Dema

Duke pas parasysh që ditëve të fundit ka pasur zjarre në sipërfaqe të medha pyjore, duke përfshirë pyjet shtetërore, dhe ato private si dhe në siperfaqet e pyllezuara nga Agjencia Pyjore e Kosoves, e me theks të veçantë numri i madh i zjarreve është në regjionin e Prishtinës.

Dëmet të cilat janë shkaktuar dhe po shkaktohen nga djegja e pyjeve janë të mëdha, andaj në cilësine e Drejtorit të APK-DKR – së Prishtinë, shpreh brengën dhe shqetësimin e thellë për zjarre në pyjet dhe toka pyjore te përfshira në kohët e fundit.

Po ashtu, theksoj se Drejtoria Regjionale e Agjencisë Pyjore të Kosoves në Prishtinë mbetet në kontakt dhe koordinim të ngushtë me Autoritetet Komunale dhe Policinë e Kosovës, me qëlim që të bëhet gjithçka që është e mundur për parandalimin e këtyre zjarreve dhe ruajtjen e pyjeve.

Tani, kur edhe po hyjmë në stinën e Pranverës, dhe temperaturat shënojn ngritje, bëjë apel tek qytetarët që të jenë të kujdesshëm ndaj sipërfaqeve pyjore, dhe të bashkëpunojn për ruajtjen e tyre, duke njoftuar organet përkatëse për çdo ndezje që e shohin.

(Fidan Dema, Drejtor i Regjionit të Prishtinës)