Fjalë Kyçe

Mosmarrëveshjet për koalicion, Grenell nesër takon Mustafën

Mosmarrëveshjet për koalicion, Grenell nesër takon Mustafën

Ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, të enjten do të takohet me kreun e LDK-së, Isa Msuatafa.

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, po qëndron në Prishtinë.

Pas gjysmë ore, Grenell do të takohet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Mirëpo, takimet ambasadori Grenell do t’i vazhdojë edhe nesër.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka bërë të ditur se nesër me fillim prej orës 11:30, Grenell do të takohet me Isa Mustafën.

LDK-ja nuk ka dhënë asnjë detaj shtesë në lidhje me këtë takim mirëpo, si duket ky do të jetë takim ku do të diskutohet situata aktuale politike në Kosovë, e në veçanti moskrijimi i institucioneve të reja për shkak të mosarritjes së marrëveshjes në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së.

Theksojmë se Grenell, ishte takuar me Agim Veliun, Skënder Hysenin e Avdullah Hotin në ambasadën e Amerikës në Gjermani më 3 janar të këtij viti.