Fjalë Kyçe

Mot i ftohtë e me ngrica edhe sot

Mot i ftohtë e me ngrica edhe sot

Edhe të martën, sot, në Kosovë do të mbajë mot i ftohtë e me ngrica. Temperaturat në viset e ulëta do të jenë -11 gradë celsius deri në 2 gradë celsius, ndërsa në ato malore do të lëvizin mes -16 dhe -1 gradë celsius.

Mot i ftohtë pritet të mbajë edhe të mërkurën. Vende-vende nesër pritet të ketë reshje të dobëta bore.

Nga e enjtja pritet ngritje graduale në fushat termike, në të dy vlerat ekstreme.