Java e ardhshme parashihet të jetë me kushte të qëndrueshme meteorologjike, ka njoftuar të dielën Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Kjo si pasojë e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik.
“Do të ketë orë më shumë me diell se java e fundit. Sa i përket temperaturave, shënojnë ulje në një shifrorë”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-29 gradë Celsius.