Fjalë Kyçe

Mot jostabil në javën e fundit të qershorit

Mot jostabil në javën e fundit të qershorit

Mot jostabil, me shira, shtrëngata e në vende të izoluara me mundësi për breshër, pritet të mbajë gjatë javës së ardhshme në Kosovë, ka njoftuar Insituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas njoftimit, ndryshimi i motit pritet të ndodhë për shkak të një cikloni me qendër rreth gjirit të Gjenovës që do të ndikojë të dielën në çrregullimin e kushteve meteorologjike në pjesën dominuese të Gadishullit Ballkanik dhe gradualisht ky ciklon do të zhvendoset në juglindje të kontinentit, duke krijuar kushte të paqëndrueshme meteorologjike.

Të hënën pritet të ketë mot me diell dhe me vranësira të shpërndara, të cilat gjatë ditës parashihen të intensifikohen, duke krijuar mundësi për riga shiu, ndërsa në vende të izoluara parashihen reshje breshëri.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.

Të martën do të ketë moti me diell dhe pjesërisht të vranët me mundësi për riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimit me shpejtësi 1-8m/s.

Edhe të mërkurën do të ketë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, të cilat gjatë ditës do të intensifikohen duke krijuar kushte për riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-2m/s.

E enjtja do të karakterizohet me mot me diell dhe vranësira të dendura, të cilat gjatë ditës parashihen të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26- 29gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtime i juglindjes me shpejtësi 1-7m/s.

Ndërsa të premten moti pritet të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët, kryesisht vranësirat mund të shfaqen rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12- 15gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26- 30gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-6m/s.