Fjalë Kyçe

Mot me diell dhe reshje shiu sot

Mot me diell dhe reshje shiu sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti sot do të jetë i nxehtë por i paqëndrueshëm.

Sipas institutit, do të ketë diell në pjesën e parë të ditës, por pasdite, përpos diellit parashihen zhvillime të vranësirave të cilat në territore të caktuar do të shoqërohen me reshje të përcjellura me stuhi dhe shkarkime rrufesh.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet i lartë, sidomos në orët e mesditës, prandaj rekomandohen këshillat e IKSHP. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s”, thuhet në njoftim.