Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të premten dhe të shtunën do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-26 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare”, thuhet tutje në njoftim.