Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar përmirësim të motit për dy ditët e ardhshme, pas reshjeve të fundit.
Temperatura minimale pritet të jetë 2-3 gradë Celsius, kurse maksimalja do të lëvizë ndërmjet 12-14 gradë Celsius.
‘’Pas këtyre ditëve me reshje të shumta që përfshinë vendin tonë, situata meteorologjike po vije drejt stabilizimit. Do të ketë pak vranësira dhe intervale të gjata me diell. Kjo situatë stabile paraqitet si pasojë e masave stabile të ajrit me presion të rritur atmosferik’’, thuhet në njoftimin e IHMK-së.