Fjalë Kyçe

Mot me diell edhe të dielën në Kosovë

Mot me diell edhe të dielën në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale pritet të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, derisa ato maksimalet ndërmjet 12-14 gradë.

Sipas IHMK-së, pritet të fryjë erë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimi i verilindjes.

“Do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftimin e plotë.