Në dy mëngjeset e ardhshme në Kosovë do të ketë ngrica në gjithë territorin, ka paralajmëruar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Sipas një njoftimi nga IHMK-ja, më 20 dhe 21 janar në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara ndërsa temperaturat minimale do të lëvizin mes -8 dhe -5 gradë celsius.
Maksimalet e ditës do të lëvizin mes 6 dhe 9 gradë celsius.