Mot me diell dhe pjesërisht i vranët pritet të mbajë të martën në Kosovë.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës pritet të ketë riga shiu dhe shkarkime rrufesh.
Në vende të izoluara parashihen reshje breshëri me stuhi.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimit me shpejtësi 1-9m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.