Të premten në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK) temperaturat do të vazhdojnë të ulen, në të dy vlerat ekstreme.
“Minimalet do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë celsius”, thuhet në njoftim.