Fjalë Kyçe

Mot me vranësira në pesë ditët e ardhshme

Mot me vranësira në pesë ditët e ardhshme

Në pesë ditët e ardhshme në Kosovë do të mbajë mot i qetë dhe me vranësira të shpërndara, bën të ditur IHMK-ja përmes një komunikate për media.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëviz ndërmjet 24-28 gradë Celsius”, thuhet në komunikatë.

Në viset malore dhe për gjatë tyre, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 22-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.