Fjalë Kyçe

Mot “përvëlues” në fundjavë

Mot “përvëlues” në fundjavë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë thirrje që personat me sëmundje kronike të shmangin kontaktet me rrezet e diellit gjatë fundjavës për shkak të temperaturave të larta.

Sipas njoftimit, të shtunën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius.

Të dielën, siç thotë njoftim, vranësira të mesme parashihen për rreth relievit malor ndërsa temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34 gradë Celsius.