Fjalë Kyçe

Mot pranveror gjatë kësaj jave

Mot pranveror gjatë kësaj jave

Java fillon me mot relativisht të qetë, me diell dhe temperatura tipike pranverore.

Nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, thuhet se dita e mërkurë pritet ndryshim i motit i përcjellur me vranësira të dendura me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-11m/s.