Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se të premten do të mbajë mot stabil, ndërsa gjatë vikendit mot me shi, shkarkime rrufesh e stuhi lokale.
Siç njoftoi IHMK-ja të enjten, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 e 16 gradë celsius, e ato maksimalet ndërmjet 26 e 30 gradë.
“Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit”, thuhet në njoftim.
IHMK-ja njoftoi gjithashtu se Shkolla e Mesme e Ulët “Ernest Koliqi” në Babush të Lipjanit është dëmtuar për shkak të stuhisë që mbretëroi të enjten.
“Kulmi i shkatërruar dhe shumë drurë të thyer u panë në oborrin e kësaj shkolle”, thuhet në njoftim.