Fjalë Kyçe

Moti këtë javë

Moti këtë javë

Gjatë kësaj jave pritet të ketë përmirësim të motit si rezultat i prezencës së masave të ajrit me presion të lartë atmosferik. Do të ketë më shumë orë me diell e pak vranësira të theksuara, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Temperaturat do të sillen, minimalet nga minus 3 deri në 7 gradë Celsius, derisa maksimalet ndërmjet 7 e 24 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHK-së.