Moti mbi vendin tonë do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 13 gradë Celsius.
E ato maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 27 deri në 31 gradë Celsius.
“Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat në viset e larta kanë mundësi të shoqërohen me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare”.