Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Sipas njoftimit, të enjten parashihen reshje të intensitetit mesatar.
IHMK-ja njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11 e 20 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi mesatare dhe lokalisht e fortë. Situata biometeorologjike do të jetë relativisht e mirë për shkak të prezencës së reshjeve që ishin dhe që parashihen të vijnë sërish gjatë ditës së enjte”, thuhet në njoftim.