Të hënën në Kosovë do të mbajë mot me diell e vranësira të pakëta. Temperaturat minimale do të sillen 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 14-16 gradë Celsius, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Mot i ngjashëm do të mbajë edhe të martën, por vranësirat do të shtohen, ndonëse nuk parashihen reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin mes 1-3 gradë Celsius, e maksimalet mes 14-17 gradë Celsius.
Të mërkurën, parashihet mot me diell e vranësira të dendura. Temperaturat minimale do të jenë mes 2-4 gradë Celsius e maksimalet 14-17 gradë Celsius.
Ndërkohë të enjten do të jetë moti kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, po ashtu mot i ngjashëm pritet të mbajë të premten. Këto dy ditë pritet ulje e temperaturave maksimale. Të premten temperatura maksimale do të jetë mes 8-11 gradë Celsius.
Në fundjavë pritet të ketë rënie të temperaturave e reshje shiu, kryesisht të dielën.
“Java e fundit e muajit nëntor parashihet të jetë më e ftohtë në vlerat e temperaturave”, thuhet nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.