Fjalë Kyçe

Moti në Kosovë gjatë javës së ardhshme i nxehtë, temperaturat deri 36 gradë Celsius

Moti në Kosovë gjatë javës së ardhshme i nxehtë, temperaturat deri 36 gradë Celsius

Gjatë pesë ditëve të ardhshme në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i nxehtë si pasojë e prezencave të nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Të hënën moti do të jetë me diell e vranësira të shpërndara, ndërsa temperaturat minimale do të sillen mes 12-16 gradë Celsius e maksimalet mes 30-35 gradë.

Të martën do të mbajë mot i ngjashëm por do të ketë rritje të lehtë të temperaturave. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri 36 gradë Celsius. Njëjtë do të mbajë edhe të mërkurën, ku temperaturat minimale do të sillen mes 12-18 gradë e maksimalet mes 32-36 gradë Celsius.

Të enjten do të mbajë mot me diell e vranësira të pakta, ku në reliev malor mund të ketë ndonjë rigë shiu.

Temperaturat maksimale do të arrijnë deri 36 gradë Celsius.

E të premten do të jetë mot me diell e vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të sillen mes 14-16 gradë Celsius, e maksimalet mes 30-35 gradë.

“Indeksi UV mbetet i lartë , prandaj këshillohet që nga ora 9-17 të mos ju ekspozohemi rrezeve direkte të diellit. Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit riga të dobëta shiu mund të ketë nga e mërkura, vetëm në disa zona të izoluara”, ka njoftuar Instituti.