Fjalë Kyçe

Moti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme

Moti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi të dielën se gjatë pesë ditëve të ardhshme, pritet të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale me diell.

Gjatë së martës, sipas IHMK-së, parashihet ulje e lehtë e temperaturave maksimale, ku moti do të shoqërohet me vranësira të stadit të ulët dhe të mesëm, që pritet të sjellin reshje shiu.

“Të mërkurën ,mot kryesisht i vranët dhe me kushte për reshje shiu. Një mot afërsisht i ngjashëm me ditën e martë. Të enjten, parashihet të mbajë mot i vranët dhe me pak rreze dielli. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu, ndërsa sa i përket vlerave të temperaturave , ato mbesin pothuaj konstante me ditët tjera”, thuhet në njoftimin e Institutit.

Të premten, IHMK-ja bën të ditur se parashihet të jetë mot i qetë, me vranësira të ulëta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-9 gradë celsius, derisa ato maksimalet ndërmjet 15-22 gradë.

“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit”, thuhet tutje.