Fjalë Kyçe

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim në Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim në Kosovë

Prilli do të fillojë me reshje të dendura bore në viset kontinentale të rajonit tonë, kurse në viset bregdetare priten reshje të dendura shiu.

Nesër në Kosovë do të mbajë mot tërësisht i vranët dhe i ftohtë. Priten reshje dëbore në tërë territorin, herë pas here intensive. Reshjet më të fuqishme të borës do të jenë në juglindje të vendit.

Nga pasnesër në tërë rajonin do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira. Reshje atmosferike nuk do të ketë, por do të jetë ftohtë veçanërisht mbrëmjeve, netëve dhe mëngjeseve ku ekziston rrezik potencial për acar të dëmshëm nëse do të ketë kthjellim të motit. Temperaturat maksimale do të ngriten gradualisht.

Të shtunën priten reshje shiu në jug të Shqipërisë dhe në Maqedoninë Veriore, kurse në viset kodrinore-malore priten reshje bore.