Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për të premten.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se nesër, në pjesën e parë të ditës do të mbajë mot me mjegull dhe me ngrica, ndërsa gjatë pjesës së dytë të ditës parashihet mot me vranësira të shpërndara dhe me intervale me diell.
Në disa vende kryesisht rreth lumenjve mjegulla do të jetë e qëndrueshme.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -6 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius.
Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlerat e normales dhe kjo situatë barike do të ndikoj që në troposferë mos të ketë qarkullim të vazhdueshëm të masave ajrit dhe kështu vlerat e ndotjes së ajrit do të mbeten të larta.
Do të fryjë erë e lehtë nga juglindja.