Fjalë Kyçe

Moti për ditët në vazhdim, nxehtë dhe rrebeshe shiu me bubullima

Moti për ditët në vazhdim, nxehtë dhe rrebeshe shiu me bubullima

Sipas të dhënave nga Prishtina Weather gjatë ditëve në vazhdim priten ditë të nxehta por edhe rrebeshe shiu të shoqëruara me bubullima.

9.07 – Kryesisht me diell e shumë nxehtë. Pasdite vende-vende mund të priten edhe zhvillime të rrebesheve me bubullima.

10.07 – Mbetet nxehtë, me vranësira e diell. Nga mesdita priten zhvillime të rrebesheve me bubullima. Vende-vende reshjet ka mundësi të jenë intenzive.

11.07 – Pas mëngjesit me kthjellime, pasdite priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.

12.07 – Vranësira dhe intervale me diell. Pasdite përreth viseve malore mundësi për rrebeshe me bubullima.

Temperaturat minimale luhaten nga 16 C deri 19C, e maksimalet arrijnë deri në 35C dy ditëve të ardhshme, e në fundjavë zbresin deri në 30C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 3-11m/s. Shtypja atmosferike të enjten shënon rritje, e më pas me tendencë të rënies në fundjavë.