Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se në javën e ardhshme parashihet të ketë reshje bore, derisa temperaturat pritet të bien deri në minus gradë celsius.
Sipas IHMK-së, e hëna do të jetë ditë e vranët, e temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri në 1 gradë, ndërsa ato maksimalet ndërmjet 5-8 gradë. Të martën parashihet të ketë ngritje të lehtë të temperaturave.
Mëngjesi parashihet të jetë me ngrica të dobëta dhe në vende me lartësi mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri në 0 gradë, e maksimalet 6-9 gradë.
“E mërkurë – Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë celsius, ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë celsius. E enjte – Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, ndërsa në viset e larta reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 deri në 6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-12 gradë celsius. E premte – Të premten parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu, në viset e larta fjolla bore. Në orët e para parashihet të ketë mjegull të lehtë deri të dendur. Temperaturat minimale do të ulën deri 0 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë celsius”, thuhet në njoftimin e Institutit.
Gjatë vikendit parashihet rënie e tempeturave në të dy vlerat ekstreme.