Fjalë Kyçe

Moti për sot dhe nesër, temperaturat arrijnë deri në 37 gradë

Moti për sot dhe nesër, temperaturat arrijnë deri në 37 gradë

Në vendin tonë sot dhe nesër do të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës kjo situatë meteorologjike vie si pasojë e masave të nxehta të ajrit të ardhura nga pjesa veriore e Afrikës.

“ Indeksi UV do të mbetet shumë i lartë dhe preferohet zbatimi i këshillave të IKSHP, që nga ora 9-17 të mos ekspozohemi rrezeve direkte të diellit. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 35-37 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit”, njofton IHMK.