Fjalë Kyçe

Moti për sot, me vranësira dhe intervale me diell

Moti për sot, me vranësira dhe intervale me diell

Mot i ftohtë, kryesisht me vranësira dhe intervale me diell, pritet të mbajë gjatë ditës së sotme në Kosovë.

Sipas Prishtina Weather, herë herë pritet të ketë reshje lokale shiu, e viseve kodrinoro-malore edhe të reshura bore.

Temperaturat më të ulëta do të lëvizin rreth 0-1 gradë Celsius, ndërsa ato më të larta të ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugut dhe jugperëndimit me shpejtësi 6-14m/s.